Një foto e postuar nga më e vogla e familjes Kardashian ditën e djeshme bëri shumë zhurmë. Kylie Jenner akuzohej se kishte përdorur photoshop në foto për të holluar belin dhe zgjeruar të pasmet. Madje muri prapa saj ishte i deformuar. Por bukuroshja ka reaguar ditën e sotme me anë të një videoje në Snapchat ku tregonte se në fakt prapa saj ndodhej një perde dhe jo një mur. 19-vjeçarja është akuzuar prej vitesh se përdor photoshop në fotot e saj dhe se ka bërë operacione plastike në fytyrë dhe në trup edhe pse vetë ajo ka pranuar vetëm fryrjen e buzëve./revistawho.com