Ka mjaftuar një kërkesë nga Donaldi, që Romeo të bëjë gati një tufë trëndafila për Trixën e t’ia dërgojë. Sot aktori kërkoi nga brenda shtëpisë së BBV që kjo porosi në pamundësi për ta realizuar vetë, të mundësohej nga binjaku i tij.
Ka qenë vet Romeo ai i cili zbuloi lulet në Instagram duke etiketuar çiftin.
Megjithëse Beatrix është në Dubai dhe nuk dihet se ku apo si do shkojë kjo buqetë, Romeo e ka mbajtur fjalën.
Kujtojmë se situata mes Trixës dhe Donaldit është disi e tensionuar për momentin pas një situate që u krijua së fundmi në shtëpinë e BBV./revistawho.com








