Beteja mes Natashës dhe Eglantinës, vjehrrës dhe nuses, duket se ka marrë fund pas një kohe të gjatë. Historia mes tyre është disi e komplikuar, pasi Eglantina, nusja, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Armando, por vjehrra, Natasha, kërkon të mos i lejë të birin.
Nëna e 3-vjeçarit Eglantina ftoi në studion e të Dielës Shqiptare, bashkëshortin e saj Armandon për të sqaruar marrëdhënien mes tyre por në studio erdhi Natasha, vjehrra.
Gjykata ka vendosur dhe ka folur në favor të Eglantinës e cila tashmë ka fituar ligjërisht kujdestarinë e djalit të saj, Argentinit, mëson Albeu.