Këngëtari i muzikës popullore Gëzim Nika ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Mos i fol shoferit’. Ai ka folur për karrierën e tij muzikore, por nuk ka nguruar të tregojë edhe disa të fshehta nga jeta e tij private. Gëzimi ka folur dhe për martesën me Angjelikën dhe 34 vitet që kanë kaluar së bashku. Këngëtari zbuloi se kur ata u martuan ishin ende shumë të vegjël. Në një moment, ai bëri dhe një batutë, duke shprehur se duhet ta kishin dënuar pasi bashkëshortja ishte akoma e mitur.
‘Ne jemi njohur shumë të rinj. Ajo ka qenë pa i bërë 17 vjeçe kur jemi martuar, unë 20 vjeç. Me ligj ishte dashur të më dënonin. Kemi kaluar një jetë me probleme, me halle. Kemi kaluar një jetë të shëndoshë me dy vajza një djalë. Jam shumë i gëzuar, merita është shumë e madhe e asaj për edukimin e fëmijëve, edhe unë kam qenë një baba i mirë. Nëna ka shumë gjëra në dorë. Janë të tre me fakultete, të tre me punë’, u shpreh Nika.
Kujtojmë që Gëzim Nika jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mban dhe shumë koncerte të ndryshme për shqiptarët që jetojnë atje. /revistawho.com