Ledri dhe Sara i dhanë fund lidhjes së tyre thuajse një vit më parë.
Përpos marrëdhënies që kanë pas ndarjes, fansat janë kuriozë të dinë më shumë rreth raportit të Sarës me prindërit e Ledrit.
Së fundmi nëna e artistit, Xheraldina Vula ka qenë e ftuar në emisionin “In & Out”, ku ka folur më shumë për jetën e saj personale dhe profesionale.
E teksa u pyet për ndarjen e djalit të saj me Sarën dhe për marrëdhënien që ajo ka me të, ajo u përgjigj shkurt.
“Unë i kam punët me krejt mirë”, duke treguar që pavarësisht se i biri është ndarë, ajo ka një raport të mirë me Sarën.








