Cameron Diaz, thuhet se po tërhiqet nga aktrimi pasi mbaroi xhirimet e filmit të saj “Back in Action” me Jamie Foxx. 50-vjeçarja dëshiron të përqendrohet në rolin e saj si nënë, dhe e ka parë se orët e gjata të xhirimeve janë shumë të vështira për t’u balancuar me jetën familjare.
Bashkëshorti i Diaz, Benji Madden, është mbështetës i karrierës së saj, por koha e saj në xhirime ka qenë e vështirë edhe për të. Vendimi i Cameron për t’u tërhequr nuk është krejtësisht i beftë, pasi ajo kishte konfirmuar se ishte tërhequr nga aktrimi një vit para se të bëhej nënë në vitin 2019.
Megjithatë, Diaz i befasoi fansat kur iu kthye aktrimit për të luajtur në “Back in Action” përkrah Foxx. Megjithatë duket se tanimë vendimi është përfundimtar.








