Zgjedhja e Atdheut në “Përputhen” i bëri pak lëmsh të gjithë. Djaloshi simpatik u rikthye pak kohë më parë në emisionin e dashurisë për Antonelën, e cila kishte shprehur pëlqim për të. Megjithatë rrugës ndryshoi mendje dhe doli çift me Sarën, vajzën me të cilën realizoi edhe takimin e parë në “Përputhen”.
I ftuar sot bashkë me Sarën në “Trotuar”, në “E diell”, Atdheu ka sqaruar se pëlqimin e kishte për të dyja, por në fund bëri zgjedhjen e tij.
“Ndodhi shumë shpejt që më kërkuan të rikthehem me pëlqimin e gocave. Pëlqimi ndaj Sarës ishte, edhe ndaj Antonelës, kështu e bëra në fund diferencën se çfarë më ngjit mua”-tha Atdheu.








