Ditën e djeshme moderatorja Fjoralba Ponari la të kuptohej se mund ta ketë kaluar Covid-19. “Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”, iu përgjigj ajo një ndjekësi dhe menjëherë lajmi bëri xhiron e mediave. Mirëpo një tjetër fans i shqetësuar e ka pyetur Fjoralbën se pse ka vazhduar të punojë duke rrezikuar kolegët e tjerë. Fjoralba u shpreh se periudha kur e ka kaluar këtë gjendje ka qenë përpara se të kishte informacione me çfarë po ndodhte. “Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19.”- shkruan ndjekësi.
“Ç’e do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë”, është përgjigjur Fjoralba, e cila më tej i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës, pasi i ka vënë të gjithë në rrezik pa vetëdije.