Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po bëjnë gati një muaj që po dalin me njëri-tjetrin e janë kapur shpeshherë mat gjatë pushimeve. Madje u tha se dy ish-të fejuarit e kanë marrë seriozisht lidhjen pavarësisht se në publik nuk duan ta emërtojnë këtë marrëdhënie. Megjithatë diçka nuk shkon me atë që thuhet e me atë që bën Ben. Babai i aktorit, Timothy Affleck tha për “The US Sun” se ai nuk e ka farer idenë që djali i tij është rikthyer me Jenniferin.
“Sigurisht që kam dëgjuar për të. Por nuk e dija që ishin rikthyer. Unë flas me fëmijët e mi sa herë i takoj, por ata ndajnë me mua vetëm atë që duan. Kam kohë që nuk i kam takuar për shkak të Covidit dhe punës”-tha babai i Affleck.







