Zgjedhja e Taylor Swift si Njeriu i vitit nga revista TIME është pritur me reagime të ndryshme, veçanërisht nga njerëzit që zakonisht nuk e dëgjojnë muzikën e saj. Disa njerëz nuk pajtohen që Taylor Swift të emërohet Njeriu i Vitit nga TIME, por kryeredaktori i revistës shpjegoi se Taylor përfaqëson gëzimin dhe kjo është një arsye kryesore që ata e zgjodhën atë.
Një ish-fitues i çmimit është Elon Musk, i cili reagoi menjëherë kur mësoi se Taylor i ka marrë titullin. Musk paralajmëroi Swift për humbjen e popullaritetit pas kësaj.
“Urime. Një rrezik i rënies së popullaritetit pas këtij çmimi. Unë flas nga përvoja, LOL”, shkroi Musk.