Adriana Matoshi ka bërë realitet vendimin që bëri publik pak kohë më parë në një intervistë ku u shpreh se do i futet politikës. Asokohe aktorja e njohur tha:“Në asnjë moment përpara nuk e kam menduar dhe as nuk kam pasur synim apo ambicie për me qenë politikane e ardhshme, me të tregu të drejtën as nuk e kam menduar dhe akoma nuk jam duke besuar se jam këtu ku jam. Por, angazhimi im në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë me plot sfida ka ardhur si rezultat ndoshta i një zhgënjimi gjatë një rrugëtimi që e kam pasur më përpara si një person, qytetar i thjeshtë, si nënë e gjithashtu edhe si artiste”.
Së fundmi Matoshi tha në një prononcim për ‘Telegrafi’ duke konfirmuar lajmin që po qarkoullon së fundmi sipas së cilit është pjesë e Vetvendosjes.
“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, shprehet Adriana.
Mesa duket dëshirën për të sjellë ndryshim, Adriana ka menduar ta ndërmarrë vet duke ju futur një rruge të vështirë përtej artit./revistawho.com








