Aktorja Erica Hoy ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Adelaide të Australisë.
26-vjeçarja po udhëtonte me partnerin dhe motrën e saj binjake me një “Toyota Prius” kur u përfshi në një aksident të rëndë. Hoy vdiq menjëherë, ndërsa motra e saj dhe i dashuri u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Një 38-vjeçare u arrestua pasi dyshohet se goditi Toyota Prius-in dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
“Ajo ishte një vajzë e re e zgjuar, e lumtur dhe pozitive”, tha babai i saj për të bijën e ndjerë.








