8 muaj më parë Lana Del Rey i dha fund lidhjes me Sean Larkin, por shumë shpejt këngëtarja me stilin unik gjeti dashurinë sërish. Mediat e huaja raportojnë se Lana është fejuar me të dashurin e saj aktual, Clayton Johnson.
Burime bënë të ditur se muzikanti i ka propozuar Lanës dhe ajo ka pranuar. Kështu konfirmohen edhe lajmet që prej ditësh kanë qarkulluar në media, pasi këngëtarja u pa me një unazë diamanti në gishtin e martesës.

Fansat dyshojnë se Lana mund të jetë fejuar që muajin e kaluar, por këngëtarja po tregohet shumë diskrete për këtë pjesë.
Mesa duket ndarjet, bashkimet, lidhjet dhe thashethemet për jetën e saj private e kanë lodhur Lanën, e cila ka vendosur që jetën private tani e tutje ta ruajë sa më hermetike.









