Nënat e reja të showbizit janë vënë përballë zgjedhjeve individuale pasi një bebush ka ardhur në jetë dhe mes atyre që zgjodhën t’ia dalin duke menaxhuar karrierën, por edhe duke u kujdesur për të vegjlit, ka dhe të tjera që kanë menduar si zgjedhjen më të mirë t’u përkushtohen fëmijëve, disa përkohësisht e të tjera për një kohë më të gjatë.
Aurela Hoxha është ndër to dhe duhet theksuar se siç e mbajti të fshehtë shtatzëninë, po vazhdon të mbajë larg vëmendjes edhe të birin që rritet çdo ditë. Për momentin nuk e kemi parë të angazhuar në profesion. Aurela po shijon të birin edhe për ca kohë.
https://www.instagram.com/p/CVde7Tkqpc7/
Afërdita Dreshaj po ashtu fokusin e ka tek i vogli i saj dhe familja. Udhëtime e pushime, shëtitje e mbështetje për ndeshjet e babit, Afërdita është përherë pranë të birit.
https://www.instagram.com/p/CWV-E6Epodj/
Emina Cunmulaj ka hequr dorë nga karriera për familjen prej kohësh dhe vazhdon t’i qëndrojë këtij vendimi teksa së fundmi u bë nënë e fëmijës së tretë. Një mami modele-model.
https://www.instagram.com/p/CVvQYklL3zR/
Almeda Abazi po ashtu po ia dedikon gjithë kohën dy fëmijëve të saj, të cilët kanë diferencë të vogël mes njëri-tjetrit.
https://www.instagram.com/p/CRd8fa1FJju/
Tuna u bë nënë e një tjetër djali dhe veç një daljeje publike ku performoi në një koncet, nuk e kemi parë më pa fëmijët dhe të larguar nga ai fokus.
https://www.instagram.com/p/CVGUoWtN67B/
Dhe për ta mbyllur kujtojmë se edhe Rona Nishliu e ka lënë mënjanë muzikën për të shijuar rritjen e fëmijëve të saj.
https://www.instagram.com/p/CW0bfl4LMaN/
Si çdo nënë, këto zonja të ekranit kanë marrë vendimet e tyre individuale për të jetuar dhe rritur fëmijët siç mendojnë se është e drejta, e duke preferuar të bëhen mami me kohë të plotë. Me karrierën përkrah apo jo, një nënë gjithmonë e di çfarë është më e mira për fëmijët dhe për veten e saj./revistawho.com