Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Universiteti Mesdhetar akomodon studentët e Fakultetit të Mjekësisë në godinën e re!

11/10/2023
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Universiteti Mesdhetar akomodon studentët e Fakultetit të Mjekësisë në godinën e re!

Fakulteti i ri i Shkencave Mjekësore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë ka akomoduar studentët në godinën e re mësimore. Kjo godinë,  e pajisur me laboratorët dhe infrastrukturën më moderne do të jetë në shërbim të studentëve të UMSH dhe stafit të përzgjedhur akademik.





“Nisma jonë për hapjen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore këtë vit ishte një hap i  mirëmenduar, mirëkonsultuar,  por gjithashtu i shoqëruar edhe me një investim serioz në stafin akademik që ne përzgjodhëm, por edhe në infrastrukturë. Kjo godinë e re e dedikuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, e pajisur me laboratorë dhe me kushtet më moderrne dëshmon qartë për angazhimin tonë për ta kthyer këtë fakultet në një prej më të kërkuarve në universitetin tonë”, u shpreh presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.


Gjatë ceremonisë u prezantua edhe Dekani  i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, një nga figurat më të njohura në shëndetësi, Prof. Dr Mihal Tase, për shumë vite shef i sherbimit të mjekesisë interne në QSUT.

“Të punosh  në shkencat mjekësore natyrisht që nuk është e thjeshtë, kërkon studim, përpjekje dije, dashuri për këtë profesion dhe dashuri për njerëzit”, tha Tase.


Rektori i Universitetit,  Adrian Civici theksoi rëndësinë e përgatitjes së profesionisteve të rinj të shendetësisë.

“Kjo do të jetë shtëpia juaj e dytë ku ju do formoheni si profesionistë në disa nga disiplinat e shkencave mjekësore që kërkojnë jo vetëm përkushtim por dashuri njerezore, si profesionet më humane”, tha Civici.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Po Dua Lipa ç’pati?!

Po Dua Lipa ç'pati?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera