Çmimin “Best New Artist” në “Kënga Magjike” e mori grupi Urban Band që konkurruan me këngën “Edhe një natë”. Mirëpo ky vendim i jurisë nuk u prit aspak mirë nga Flori Mumajesi. Artisti publikoi një status ku shprehej i revoltuar për vendimin dhe sipas tij çmimin e meritonte Kras.“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i Neë Artist”, shkruante Flori.
Sot Urban Band të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, thanë se pavarësisht deklaratës do ta pranonin një bashkëpunim me Florin.
“Juria ka qenë mëse e vërtete për çmimet që ka dhënë. Te kjo pjesa e ka pas me ne apo jo, nuk e dinim. Ne sollëm në Festival një këngë që kishte ritëm. Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim me Florin. Nuk kemi pse bëjmë ne armiqësi të kota. Ne jemi artistë të rinj, kemi karrierën përpara”.