Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Imiton mimikat e Brikenës, reagon familja e Gimbos: Kërkojmë falje në emër të tij! 17/03/2026
“Nuk bëra universitetin, por…”, Kris Jenner ka një mesazh për të rinjtë! 17/03/2026
Pritjes i vjen fundi, Ferma VIP rikthehet në ekran më 27 mars! 16/03/2026
“Shqiponja nuk kap miza”: Mesazhi enigmatik i pronarit të Onima pas arrestimit të Gjestit ndez rrjetin! 16/03/2026
Erolld Belegu i propozon për martesë Diola Dostit në ditëlindjen e tij të 60-të! 16/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Vajza, sforcimi për pozicionin “C” të trupit ju deformon shtyllën kurrizore

25/01/2018
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza, sforcimi për pozicionin “C” të trupit ju deformon shtyllën kurrizore

Pozicioni “C” i trupit me shpatullat mbrapa, barkun para, belin e harkuar në maksimum dhe vithe të nxjerra, është trendi më i fundit i qëndrimit apo pozicionit që shumë vajza marrin kur dalin në foto. E gjithë kjo, bëhet me një qëllim të vetëm, të tregohet fundshpina.





Por sa estetik është ky qëndrim? Çfarë pasojash ka mbi shtyllën tonë kurrizore?

Në ambientet e palestrave sheh shumë vajza që ushtrohen më tepër për formimin e fundshpinës. Shumë prej tyre i imponojnë shtyllës kurrizore qëndrimin në formë C – je, por pa e ditur se janë duke e deformuar atë.


Kjo posturë, brenda një kohe të shkurtër bën që këta persona të vuajnë nga e ashtuquajtura “Lordoza”, ose e thënë ndryshe sëmundja e “të shtyrit mbrapa”. Mjekët ortoped shpjegojnë se me një qëndrim të tillë, shpina në pjesën e fundit të saj merr një harkim të tepruar. Ky qëndrim shtonë presionin mbi shtyllën kurrizore dhe shkakton dhimbje.

Si shkaktohet Lordoza?

Lordoza mund të shfaqet që në fëmijëri pa ndonjë shkak të qartë, por mund të prek shtyllën kurrizore në çdo moshë. Arsye tjetër është postura apo presioni i tepruar që i jepet fundshpinës.

Obeziteti apo probleme të tjera që mund të shfaqen në vertebra janë gjithashtu shkaktarë të Lordozës.

Simptomat që jep Lordoza

Ky deformim i shtyllës kurrizore shkakton dhimbje të mesit, qafës, kokës, tërheqje muskulore apo mpirje.

Si trajtohet Lordoza?

Trajtimi i Lordozës varet nga niveli i harkut që ka marrë shtylla kurrizore. Ortopedët si pjesë të trajtimit sugjerojnë mjekim në rastet kur ka dhimbje, fizioterapi,  joga,  rënie nga pesha dhe në rastet kur situata është tepër e agravuar, ndërhyrje kirurgjikale.

Në rastet kur personi ruan për një periudhë të gjatë një staturë të tillë fizike të sforcuar dhe nuk trajtohet, do të ketë probleme me legenin, këmbët apo me organet e brendshme.

Personave që u është shfaqur ky problem në fëmijëri, duhet të ndjekin rekomandimet e mësipërme për t’u përmirësuar.

Kujdes, fundshpina nuk bëhet me zor, mos i ngarkoni shpinës pasojat e komplekseve tuaja

Tags: fundshpinapasojatshtylla kurrizore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
Next Post
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav del i njohur me mamanë e Aravit, ja ç’do ndodhë nesër

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav del i njohur me mamanë e Aravit, ja ç’do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera