Michael B. Jordan, aktori i cili u shpall burri më seksi i vitit 2020 nuk është më beqar dhe ky lajm është zemërthyes për të gjitha vajzat që çmenden pas tij. Revista “People” raporton se Michael ka konfirmuar se është në një lidhje dhe duket shumë i lumtur.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën është Lori Harvey, vajza e komedianit dhe moderatorit Steve Harvey.
24-vjeçarja publikoi disa foto me Michaelin ku konfirmonte gjithashtu lidhjen.
Michael Jordan ka qenë gjithmonë shumë privat sa i takon jetës së tij jashtë kamerave ndërsa Lori njihet për lidhjen e saj me reperin Future.








