Rrobabanjot, çanta, shapkat… gati për plazh? Jo, prisni se mungon një aksesor, kapelja. Kemi parë trendet e rrobabanjove e aksesorëve të tjerë këtë verë, po te kapelet e keni vënë re trendin e fundit?
Paksa i çuditshëm po kapelet kovë janë kthyer në modë. Era Istrefi ishte ndër të parat që u shfaq me këtë kapele dhe e ka përdorur kaq shpesh, edhe pse është me pellush.
Së fundmi janë shfaqur edhe Bebe Rexha e Loredana, por këto dy të fundit zgjodhën të mos vaposeshin aq shumë.
Tani presim që deri në fund të verës të shohim edhe vajza të tjera me kapelet kovë se kështu shkon kjo puna e trendeve.







