Vajzat e përjetojnë shumë keq nga gjendja emocionale vdekjen e Javuzit edhe pse ditët kalojnë. Kader nuk pranon të shkojë në shkollë dhe qëndron vetëm e shtrirë. Djemtë nisin të dyshojnë se vajzave u ka ndodhur diçka e keqe. Serkan shqetësohet për babain e tij dhe vendos të denoncojë në polici zhdukjen e tij. Vajzat tremben se sekreti i tyre mund të zbulohet. Ali dhe skuadra e tij kontrollojnë sendet e Javuzit në shtëpinë e Nazanit dhe kamerat e sigurisë në shtëpinë e Kaderit. Ata nuk arrijnë të zbulojnë gjë. Nazan i paralajmëron vajzat të mos e nxjerrin sekretin sepse rrezikojnë burgun./revistawho.com