Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Valentina Leskaj si vjehrrë e gjyshe, rrëfimi ndryshe i politikanes që hoqi dorë

26/09/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Valentina Leskaj si vjehrrë e gjyshe, rrëfimi ndryshe i politikanes që hoqi dorë

Sa herë një personazh i njohur politik bëhet pjesë e debateve televizive, dashje pa dashje, për të krijohet një profil “i ftohtë”, larg së përditshmes dhe brenda një kornize të ngurtë, jashtë së cilës vështirë të mund të imagjinohet. Kur është fjala për politikanet femra shqiptare, sa herë dalin jashtë “zonës” së tyre, ngjallin një emocion tjetër, më të brishtë, më të sinqertë e më të natyrshëm.





Një prej këtyre rasteve është edhe ish-deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm pranë forcës së saj politike, por tashmë ka vendosur të tërhiqet për të pasur një jetë më të qetë e me angazhime më të vogla.


E ftuar pasditen e sotme ne “Rudina”, ndër të tjera, publiku ka njohur edhe një profil tjetër të Valentinës – atë që ajo publikisht e ka prezantuar më pak. Si nënë, si gjyshe, si bashkëshorte, si vjehrrë.

Marrëdhënia e gjatë me bashkëshortin e saj, Astritin, ka qenë e ndërtuar mbi të gjitha mbi mirëkuptimin dhe besimin. Siç rrëfen ajo, nuk i ka pëlqyer asnjëherë që ai të jetë “burri që e ndihmon”, këtë e ka urryer gjithmonë: “Nuk preferoj të them “më ndihmon burri”, nuk është çështje që më ndihmon burri në politikë. Nëse ti nuk e bën dot politikën, le të shkojë burri. Ne duhet t’i ndihmojmë gratë të bëjnë politikën, të dy e ndihmojmë politikën, por ajo që unë çmoj më shumë tek ai është që ai ka ditur të çmojë atë që unë jam, ashtu siç unë kam çmuar atë që ai është.”

Sot, Valentina është gjyshe e tre nipave dhe e një mbese që i kanë falur më shumë dashuri. Dy djemtë e saj janë rritur e edukuar me një model të mirë prindërimi, edhe pse në kushte të vështira e me sakrifica, me dy prindër të angazhuar gjatë gjithë kohës. Valit, sot i vjen keq që nuk ka shijuar më shumë kohë me ta gjatë viteve, por është shumë e lumtur që ata, nuset e tyre dhe natyrisht, fëmijët, janë një model i mirë për shoqërinë tonë: “Nga fillimi dhe deri tani kanë qenë model, fëmija edukohet me modelet e prindërve. Unë e kam ndier këtë deficit për kohën fizike, kam keqardhje që nuk i kam shijuar, por jam e lumtur që dy djemtë e mi kanë zgjedhur rrugën e tyre më të mirë…”

Po si mund të jetë Valentina Leskaj si vjehrrë? Klasike? Ajo qesh me këtë pyetje, sepse të gjithë mund ta kuptojmë që një grua, politikane, intelektuale si ajo, nuk mund të jetë kurrë një vjehrrë klasike: “Me nuset është një marrëdhënie shumë e çlirët, unë ndihem shumë mirë për sa kohë ato janë shumë të afërta me mua”, – tregon ajo për nuset e djemve, me të cilat ka një marrëdhënie të veçantë.

Ashtu si edhe me nipërit dhe mbesën. Elona, mbesa e madhe, studion jashtë. Edhe ajo e ka bërë të lumtur dhe krenare gjyshen e saj, sepse është studente e ekselencës. Sa herë gjendet në Shqipëri, i pëlqen të kalojë kohë pa fund me të. Ndihen si dy shoqe, sepse mund të flasin për gjithçka me njëra-tjetrën, pavarësisht diferencës së madhe të viteve./ Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Shpjegimi i psikologut, ku ndryshojnë njerëzit me fat nga të pafatët

Shpjegimi i psikologut, ku ndryshojnë njerëzit me fat nga të pafatët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera