Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Vapa ikën me gushtin. Nga e marta nisin stuhitë, IGJEUM paralajmëron qytetarët!

28/08/2023
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Vapa ikën me gushtin. Nga e marta nisin stuhitë, IGJEUM paralajmëron qytetarët!

Vapa ikën me gushtin dhe temperaturat do të bien disa gradë këtë të martë.





Sipas meteorologes Lajda Porja, reshjet e shiut do të fillojnë gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona veriore, ku më pas gjatë ditës së nesërme do të përfshijë të gjithë territorin e vendit.

“Siç e kemi parë megjithëse dita ka nisur me diell, në fakt parashikoj që sot kthjellimet të jenë prezente deri në orët e vona të pasdites. Do të kemi shtim të vranësirave, gjë e cila do të sjellë reshje të shiut në orët e vona të mbrëmjes. Rreth orës 21:30, 22:00 do të fillojë në zonat veriore dhe më pas do të përfshijë gjithë territorin.


Parashikohet që rreshjet të jenë prezente në ditën e martë. Nesër reshjet do të jenë prezente në gjithë territorin shqiptar. Do të jenë edhe pjesërisht në paraditen e ditës së mërkurë. Sa i përket ditës së enjte dhe ditës së premte mbetet me kthjellime me vranësira të shpeshta vija bregdetare, ndërkohë zonat malore dhe shumë zona të ulëta mbeten me reshje. Si të thuash kemi një javë nga e marta deri ditën e premte disi të paqëndrueshme ku vranësirat dhe rreshjet do të jenë prezente.”

Dita e martë do të ketë prezencë më të lartë të reshjeve si dhe dita e mërkurë. Gjatë ditës së enjte dhe të premte, intensiteti i rreshjeve do të jetë më i ulët, ku më pas gjatë fundjavës parashikohet mot me diell.

“Reshjet më të dukshme do të jenë kryesisht ditën e martë dhe të mërkurë. Më pak do të ketë dita e enjte dhe dita e premte dhe me pas do të kemi sërish një fundjavë me diell dhe ndryshim të situatës termike. Sot mbetemi në vlera relativisht të larta.  Sot parashikoj që termometri të jetë edhe 34 apo 35 në disa zona të ultësirës perëndimore. Rreth vlerës 32, 33 gradë do të jetë bregdeti ndërkohë zonat malore 31 gradë.

Parashikohet që nga dita e martë dhe deri në ditën e premte të kemi një rënie nga dita në ditë të vlerave termike duke bërë të kemi një freskimtë motit sidomos nesër duke qenë se do të kemi një rënie të ndjeshme me 5 apo 6 gradë kjo sepse do të ketë vranësira dhe reshje edhe në orët e mesditës. Kjo do të bëjë që deri ditën e premte të jemi rreth vlerës 28 apo 29 gradë Celcius, pra i afrohemi thuajse temperaturave tipike të gushtit ndërkohë që fundjava do të sjellë ndryshim të motit.

Të martën edhe vija bregdetare rrezikohet nga rreshjet edhe pjesërisht dita e mërkurë, të enjten dhe të premten vija bregdetare për ato që janë duke pushuar nuk rrezikohet nga rreshjet por mbetet një mot me vranësira dhe relativisht i freskët dhe fundjava me diell.”
Nga ana tjetër, edhe IGJEUM ka paralajmëruar rrezikun e ditës së martë.

“Gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.29) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, thuhet në njoftim.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
E marta vjen me ndryshime emocionuese për këto shenja horoskopi!

Kujdes nga dramat! E marta emocionale për këto shenja horoskopi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera