Edhe pse shumica e banorëve pas daljes i kanë rregulluar marrëdhëniet me njërit tjetrin, inatet mes çiftit Dona-Musa dhe Xheni-Benard vazhdojnë. Një sherr mes Donës dhe Xhenit ndikoi edhe në prishjen e marrëdhënieve mes Musës dhe Benardit të cilët nuk flasin. Edhe pse Xheni e Benard po vazhdojnë jetën e tyre, provikimet nga Musa e Dona janë të shpeshta.
Dihet tashmë pëlqimi i Benardit për kosin aq sa edhe finalistët i uruan ditëlindjen me kos frutash, ndërsa Dona ka postuar një foto të Musës duke ngrënë kos dhe ironizon Benardin. “Po ha kos. Mbete t’u kopju amo”, shkruan Dona. /tabloid.al