Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Vedat Ademi: Si arrij të mbaj të njëjtën peshë, pas dobësimit me 10 kilogramë

25/10/2016
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
Vedat Ademi: Si arrij të mbaj të njëjtën peshë, pas dobësimit me 10 kilogramë

Katër vite pasi humbi peshë gjatë garës së kërcimit në “Dancing with the Stars”, këngëtari Vedat Ademi vishet me slimfit. Ka arritur të humbë 10 kilogramë më regjim dhe sport, dhe më e rëndësishmja, ai ruan të njëjtën peshë, gjë që shumë pak persona e arrijnë. Ndërkohë që është duke punuar me maturi dhe kujdes për projektin e radhës, babai i një djali tregon më shumë për stilin e jetës që e mban në formë.





Vitet e fundit bie në sy për fizikun elegant. Cila ka qenë pesha e mëparshme dhe ku ke arritur tani?

Tani peshoj nga 80­81 kg, ndërsa më parë kam qenë 90­91 kg, pra jam 10 kilogramë më pak.


Si arrin të ruash të njëjtën peshë pas rënies?

Sigurisht që mundohem të mbaj regjim dhe vazhdoj të merrem me palestër. Si fillim kam bërë gjashtë ditë në javë palestër, kurse tani 4 ose 5 ditë, varet edhe nga angazhimet që kam.

Ushqimet që konsumon rregullisht?

Zakonisht konsumoj peshk dhe pulë, sallatë, sigurisht edhe ushqime të përgjithshme. Më rrallë pasta e brumëra në menynë time ditore.

Alkoolit i thua po?

Jo. Vetëm për Vitin e Ri. (qesh)

Vrapi është pjesë e rutinës tënde?

Po si fillim kam bërë vrap më shumë e tani më pak, sigurisht dhe pesha, por jo të rënda. Thjesht sa për t’u prerë ,siç quhet në gjuhën e bodybuilding, pra edhe për tonifikim.

Sa i rëndësishëm është aktiviteti sportiv për ruajtjen e formës fizike?

Për mendimin tim, mbi të gjitha është aktiviteti fizik. Të bën të ndihesh më energjik dhe sigurisht edhe për shëndetin është shumë mirë. Unë kam qenë tip sportiv dhe deri sa fillova aktivitetin e muzikës jam marrë gjithmonë me sport. Kam luajtur basketboll dhe tenis, që i kam pas të preferuarat e mia. Disa e cilësojnë mision të pamundur dobësimin, për më tepër eksperincë torturuese.

Nga eksperienca jote, ç’mund të thuash?

Është e thjeshtë, mjafton të mos abuzosh me asnjërën, qoftë me alkoolin, qoftë me ushqimet dhe je në rregull. Gjithsesi, nuk është mirë të fiksohesh dhe të kalosh në ekstrem me kufizimet, pasi trupi ka nevojë për të gjitha ushqimet, mjafton të bësh aktivitet tamam dhe besoj jeni në rregull! Unë si natyrë jam nga ata që marrin peshë shpejt, por që edhe bien shpesh, është shumë e rëndë­ sishme se si e bën stërvitjen dhe programin. Unë kam pasur fatin të kem trajnerin (profesorin siç e thërras unë) Andion Lipe, që ka qenë i gatshëm për të më ndihmuar për gjithë programin tim stërvitor.

Në muzikë çfarë plani ke, ende s’të kemi parë me një klip?

Jam në periudhë qetësie për momentin, pasi po i shoh me kujdes gjërat dhe projektet. Patjetër kam shumë materiale nëpër duar dhe do të mundohem të zgjedh atë që ma ndjen zemra më shumë. Sigurisht nuk dua të ndikohem nga asgjë rrotull. Unë kisha fatin të isha në koncertin e njërit prej artistëve të mi të preferuar, që është Gavin DeGraw dhe kam marrë një energji superpozitive, pasi pata kënaqësinë të dëgjoja tre artistë të rinj dhe të vërtetë, si Wrabel dhe Andy Grammer./ Panorama

Tags: peshavedat ademi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Gruaja që kreu marrëdhënie me një mashkull kukull: Ishte i çuditshëm, mu duk sikur…

Gruaja që kreu marrëdhënie me një mashkull kukull: Ishte i çuditshëm, mu duk sikur...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera