Motrat Hadid kanë qenë qendra e sfilatës së fundit të Luisa Via Roma x CR në Firence, ku u shfaqën të veshura me lëkurë. Gigi dhe Bella dukeshin të mrekullueshme me gjithë sharmin që i karakterizon në pasarelë dhe të gjithë i kishin sytë tek to. Show-n e hapi Gigi e cila ishte veshur me pantallona lëkure me bel të lartë, shumë të ngushta dhe një jelek e kollare në pjesën e sipërme. Ndërsa motra e saj u shfaq totalisht e mbuluar me paliceta lëkure dhe një fustan që i nxirrte në pah belin e hollë, ndërsa në kokë mbante një kapele disi të pazakontë.
Më tej ato u shfaqën me veshje të tjera duke prezantuar pjesën tjetër të koleksionit edhe me ngjyra të forta. Koleksioni i ri i Luisa Via Roma x CR i njohu të gjithë admiruesit e modës me trendet që do pushtojnë rrugët në 2020-ën. / revistawho.com