Arbana e nisi mëngjesin e sotëm duke u shprehur mirënjohëse për rrugëtimin e saj si prezantuese e Big Brother, duke përmendur në shkrim edhe Lori Hoxhën, me të cilën ka bashkëpunuar dy vitet e fundit për Big Brother VIP.
“Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim tek unë nuk kishte askush dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit…”, shkruante Arbana ndër të tjera.
Pak orë para nisjes së spektaklit, edhe Lori Hoxha ka zgjedhur të thotë dy fjalë për Arbanën duke treguar se edhe ajo është mirënjohëse që kanë punuar me njëra-tjetrën e që ende vendimet i marrin bashkë.
“Unë e nisa karrierën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për Big Brother dhe sot jam krenare të them që të dyja s’ja kemi ‘nevojën’ njëra tjetrës e megjithatë zgjedhim që vendimet t’i marrim bashkë, për veshjet por edhe më shumë. Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për të ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë”, shkruaj Lori.









