Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Veseli i BB: Ju tregoj pse hyra në politikë, ja e vërteta e marrëdhënies me Tean

30/06/2016
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
Veseli i BB: Ju tregoj pse hyra në politikë, ja e vërteta e marrëdhënies me Tean

Vesel Kurtishaj do të mbahet mend si djali me fat, që fitoi dy çmime brenda vitit 2015: “Big Brother” dhe “Dance with me”. Por këtë vit jeta e tij ka marrë tjetër rrjedhë, pasi ka hyrë në terrenin politik, duke iu bashkuar zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës. Disa ditë pasi kreu i PDK- ­së, Kadri Veseli, i dorëzoi publikisht librezën e anëtarësimit, Veseli jep këtë intervistë të parë për gazetën “Panorama”, ku u përgjigjet dhe dyshuesve për prirjet e tij seksuale…





Pas “Dance ëith me” deklarove se po përgatitesh për një projekt personal në televizion. Çfarë ndodhi me atë projekt?

Ai projekt thjesht, për mospërputhje idesh, nuk u realizua.


Ndërkohë, mediat e Kosovës kanë dhënë lajmin se i ke hyrë politikës, duke u anëtarësuar në PDK. Si po e jeton këtë eksperiencë ndryshe në një terren të lakmuar?

Ambiciet e mia shkojnë larg, dhe do të marrin kohën e vet, deri sa të arrijnë destinacionin përfundimtar dhe për të shkuar deri aty ku dua dhe duhet. Është e domosdoshme të hedh çdo hap të sigurt, duke e filluar nga baza, për të shkuar më tej. Për momentin më duhet të familjarizohem me strukturat dhe mënyrën e funksionimit të tyre në partinë në të cilën aderoj dhe forumin rinor të saj, që të mund të ingranohem dhe të jap kontributin tim në mënyrën më të mirë të mundshme.

Cilat janë ambiciet e tua në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës?

Një fillim i mirë është gjysma e punës, thonë. Kështu që kur hapi i parë hidhet ashtu siç duhet, besoj se edhe çdo hap tjetër në vazhdim do të ndjekë të parin, do të jetë po aq i sigurt. Sigurisht, me afirmimin tim më tej si politikan do të shkojnë përkrah edhe ambiciet e mia për t’u rritur në këtë parti, çdo gjë do të shkojë dhe në bazë të pjekurisë sime politike.

Një ish- ­banor i “Big Brother”, Kika, hodhi dyshime për prirjet e tua seksuale, direkt pas lançimit të emrit tuaj. Si e prite?

Nuk i kam kushtuar dhe nuk dua t’i kushtoj asnjë minutë nga koha ime, as personit në fjalë, po as aludimeve të tilla, që përveçse më bëjnë të qesh, nuk më shkaktojnë asnjë ndjesi tjetër. Jam i sigurt, që edhe kësaj interviste do t’i rritej vlera nëse shkoj më tej me këtë pyetje.

Pas një periudhe pauze sërish thashetheme për ty dhe Tean. E vërtetë që jeni rikthyer?

Jo, nuk është e vërtetë.

Që do të thotë se ke nisur një histori të re…?

Jo, nuk jam duke përjetuar asnjë histori të re dashurie.

Paratë që fitove në “Big Brother” për çfarë i shpenzove?

Kjo është një temë që nuk besoj se do t’i interesonte njeriu. Se mund t’ju them edhe që nuk i kam shpenzuar ende.

Tags: bbPolitikaTeaveseli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
FOTOT/ Parlament, Hafizi mëson Blushin si të përdorë Facebook-un

FOTOT/ Parlament, Hafizi mëson Blushin si të përdorë Facebook-un








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera