Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Veseli i ‘BB’: Unë politikani i ri kundër rrymës, ja si do të veproj nëse bëhem deputet

02/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Veseli i ‘BB’: Unë politikani i ri kundër rrymës, ja si do të veproj nëse bëhem deputet

Viti 2015 ishte ai më me fat për Vesel Kurtishaj, pasi përveç “Big Brother” në ‘Top Channel”, arriti të fitonte dhe spektaklin e kërcimit “Dance with me” në “Tv Klan”. Por, ndërkohë që fansat e tij prisin që pas fitoreve të ishte më i qëndrueshëm në televizion me projektin e tij personal, ai ndryshoi tërë- sisht drejtim. Pasi iu bashkua zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës, duke u pajisur me librezën e anëtarësimit nga kreu i PDK-së Kadri Veseli, ai tregon për “Panoramën” planet që po bën tani jashtë vëmendjes së publikut, për të qenë ai politikani kundër rrymës. veseliZakonisht personazhet që u bënë të njohur në “Big Brother” i shohim më aktivë në verë sesa në dimër, por ndryshe ndodh me ty, duke u shpallur “I humbur” në rrjetet sociale. Pse?





Vera dhe gjithë viti që pasoi daljen time nga “Big Brother” kanë qenë shumë intensive dhe me ditë mjaft të ngjeshura në çdo aspekt. Kjo pasi këtë verë vendosa të kaloja më shumë kohë me familjen time për të kompensuar kohën që i kisha munguar, sidomos nënës dhe gjyshes sime. Ju e dini tashmë që unë nuk i ndaja dot njërën nga tjetra. Gjyshja zuri shtratin për disa muaj dhe fatkeqësisht këtë muaj na la, kështu që duke qenë se gjendja e saj u keqësua, u përpoqa të kaloja sa më shumë kohë me të.

Në aspektin e jetës publike kuptohet një lloj tërheqje. Çfarë je duke planifikuar?


Kjo verë ka qenë më e qetë për mua në këtë aspekt që thoni, sepse kështu zgjodha unë ta kem. Ka qenë një moment reflektimi në lidhje me gjithçka kam kaluar e arritur, por edhe për atë çfarë më pret dhe dëshiroj të realizoj në të ardhmen. Sidoqoftë, verës po i vjen fundi, muaji shtator në të cilin në përgjithësi të gjithë njerëzit i kthehen punës apo shkollës pothuajse ka ardhur, dhe unë ashtu, si shumë të tjerë, po pres të filloj e të bëj realitet ato pikësynime që i kam vënë vetes.

Dhe cilat janë synimet?

Në shtator fillon dhe angazhimi im real në PDK, dhe për të qenë sa më i denjë për besimin që më është dhënë, këtë kohë e kam shfrytëzuar për t’u informuar sa më mirë në lidhje me strukturat e PDK-së dhe mënyrën e funksionimit të tyre. Kam edhe disa projekte të tjera, por do të flas kur të kem diçka më konkrete, në mënyrë që kur t’i bëj publike, të jem i sigurt që do të realizohen.

Ke ambicie të mëdha në politikë, synon të jesh lider një ditë?

Unë e kam thënë edhe më herët që hapat në politikë do t’i hedh gradualisht, por të sigurta. Si fillim do të ingranohem në strukturat e Forumit Rinor të PDK-së, e pasi ta ndiej veten të pjekur politikisht, me radhë edhe të tjerat. Synimi im kryesor është që unë ta ndryshoj politikën dhe jo ajo mua, siç ndodh rëndom në ditët e sotme, për sa kohë jam me këmbë në tokë dhe realizoj këtë, çdo gjë është arritur.

Pra një politikan kundër rrymës. Beson se do t’i rezistosh tundimit të pushtetit dhe parasë?

Ne të gjithë jemi koshientë që pjesa më e madhe e politikanëve të sotëm e shfrytë- zojnë postin që mund të jenë në politikë për interesa personale. Me pak fjalë, korrupsioni dihet që është shumë koherent në politikë në ditët e sotme, e ndaj unë do përpiqem me çdo kusht të ruaj këtë imazh të pastër që kam tani për gjatë gjithë kohës. Më tej, edhe nëse një ditë do të mund të bëhem deputet, pikësynimi im do të jetë gjithmonë t’u shërbej njerëzve si fillim, pastaj vetes. Mendoj se kushdo që vendos të aderojë në politikë, këtë duhet ta ketë prioritet. Ky është edhe ndryshimi për të cilin fola më lart.

Tags: bbDeputetveseli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Next Post
Ja kë do të takojë Era Istrefi në Los Angeles

Aksesorë të personalizuar për Era Istrefin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera