Nis mbrëmjen e sotme edicioni i 59 i Festivalit të Këngës, ku performancat e artistëve do të mbahen në një ambient të hapur, për shkak të kushteve të pandemisë. Festivali këtë vit do të moderohet nga Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj, të cilët nuk i kanë lënë aspak surprizë veshjet e tyre, siç ndodh zakonisht në festivale të tjera.
Blendi ka publikuar një foto ku shfaqet me kostum të zi krah Jonidës, e veshur me fustan të shkurtër ngjyrë argjendi.

Ndërsa Jonida ka zbuluar veshjen e dytë përmes një postimi ku shfaqet me pantallona e bluzë, një veshje jo e zakonshme kjo për skenë, por që bën diferencën.








