Ka ardhur fundi për çiftin Leonardo DiCaprio dhe të dashurën e tij Camila Morrone. Pas më shumë se 4 vitesh së bashku, “People”ka raportuar se dyshja është ndarë, sipas burimeve të shumta. Pikërisht tani kur ajo është 25 vjeçe! Ata e mbajtën marrëdhënien tepër private, duke qenë vetëm në disa ngjarje publike së bashku, duke përfshirë “Oscar 2020”, ku u ulën në rreshtin e parë me mikun e DiCaprio-s, Brad Pitt-in. Ata u lidhën për herë të parë në janar 2018, pasi u panë së bashku në Aspen, Kolorado. DiCaprio nuk është lidhur asnjëherë me një vajzë mbi 25 vjeçe. Duket se vesi del me shpirtin.