Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Vetëvlerësimi dhe rëndësia e tij, flet psikologia 

04/02/2016
in Intervista, Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A

Vetëvlerësimi është komponent vlerësues i konceptit për veten. Ai përfshin një vlerësim subjektiv emocional që secili prej nesh i bën vetes së tij. Nëse keni vetëvlerësim të lartë, atëherë ju pranoni, respektoni dhe vlerësoni pozitivisht veten tuaj. Nëse vetëvlerësimi juaj është i ulët atëherë ju prireni të hidhni poshtë, poshtëroni, ulni dhe vlerësoni negativisht veten. Në këtë intervistë me psikologen klinike Blerina Aliaj mund të kuptojmë më mirë rëndësinë e vetëvlerësimit dhe disa mënyra për ta rritur atë.





A është i rëndësishëm vetëvlerësimi në jetën e njeriut?

Më shumë se i rëndësishmën është i pashmangshëm. Secili prej nesh në jetën e tij kalon periudha të ndryshme, periudha kur ndihemi pozitivë me veten, për gjërat që bëjmë, por mund të ndihemi dhe inferiorë, të shkurajuar, madje dhe të pavlerë. Nëse këto ndenja negative zgjasin mund të ketë pasoja serioze si ankthi, depresioni, përdorim i alkoolit apo drogës, rezultate të ulëta në punë apo shkollë, etj.


Cilët faktorë ndikojnë në rritjen e tij?

Shumë studiues e lidhin rritjen e vetëvlerësimit me vetëefikasitetin, që në vetvete është besimi që njerëzit kanë që ata vetë mund t’i rregullojnë rezultatet e tyre. Vetëefikasiteti lidhet me detyra specifike. Nëse personat me vetëvlerësim të ulët përballen me detyra specifike të cilat mund t’i realizojnë me sukses edhe vlerësimi pozitiv që ata do të kenë për veten do të rritet.

A është i lidhur vetëvlerësimi me ndjenja si turpi dhe xhelozia?

Turpi mund të jetë një kontribues i vetëvlerësimit të ulët. Nëse një njëri është i turpshëm probabiliteti që ai të ketë një performancë të dobët është më i madh. Si rrjedhojë edhe vlerësimi që ai do te ketë për veten e tij do të jetë me nota më negative.

A mund të kalojë një person në vetëvlerësim të tepruar? Nëse po, çfarë pasojash ka dhe si mund të rekuperojë?

Po, një person mund të kalojë në vetëvlerësim të tepruar. Në këtë rast kemi të bejmë me një njeri me tipare narciziste, që do të thotë janë njerëz vanitozë dhe egocentrikë. Nëse keto karakteristika bëhen pengesë për funksionimin e tyre të përditshëm atëherë është e nevojshme që ata të marrin ndihmë të specializuar.

Tags: psikologeVetevleresimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Rihanna deklaron: “Jam single, nuk kam kohë për të dashur”

Rihanna deklaron: "Jam single, nuk kam kohë për të dashur"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera