Victoria Beckham po kalon një periudhë të komplikuar profesionale. Linja e saj e veshjeve nuk po shkon ashtu siç kishte shpresuar. Në fakt po grumbullon humbje në miliona dollarë dhe kjo po e dëmton atë financiarisht. Një burim i afërt me Victoria ka treguar për revistën Heat World, se ajo ndihet e “turpëruar” sepse nuk po bën fitim aq sa duhet. Victoria po përpiqet ta mbajë krenarinë e saj dhe këmbëngulë të mos e mbyllë biznesin.
“David nuk dëshiron të jetë djali i keq, por biznesi është mbështetur nga paratë e Brand Beckham për vite me rradhë dhe mund të jetë një humbje e madhe për financat e tyre. Nëse nuk gjeneron para, ndryshimet duhet të ndodhin. Çështje e mprehtë për ta, sepse Victoria është e apasionuar pas biznesit të saj. Ajo ngurron të ndryshojë shumë sepse ka një vizion për markën e saj dhe refuzon ta lëshojë atë”, tha burimi.
Dyqanet ndodhen në Dover Street, një nga rrugët më të shtrenjta në Londër, ndaj kostot e qirasë janë shumë të larta.