• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Victoria Beckham shembulli më i mirë për t’u ndjekur, Eva Longoria merr këshilla për mëmësinë prej saj

Victoria Beckham dhe Eva Longoria ruajnë një miqësi të pastër prej vitesh dhe këtë gjë e kanë treguar në çdo dalje publike. Ato të dyja i gjenden pranë njëra-tjetrës në çdo moment dhe për Evan, Victoria është këshilluesja më e mirë.

Aktorja ka treguar për “Metro” se Victoria i ka kaluar të gjitha stadet e prindërimit dhe se ajo është personi i duhur ku duhet të drejtohet për të mësuar diçka më shumë. “Victoria është një nënë e mrekullueshme. Ajo është padyshim personi i parë të cilit i drejtohem për një këshillë. Plus fëmijët e saj janë më të mëdhenj në moshë dhe ajo i ka kaluar të gjitha stadet. Harper e dashuron djalin tim kështu që dhe kjo gjë më ndihmon shumë”, ka thënë Eva.

Aktorja solli në jetë vogëlushin Santiago, i cili është dhe fëmija i parë i saj, në qershor të vitit 2018-të. Ndërsa Victoria Beckham është nënë e katër fëmijëve, ndaj me kalimin e viteve ajo ka mësuar më shumë se si të kujdeset për ta. /revistawho.com