• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Victoria Beckham zbulon sekretin për lëkurë të pastër dhe jetesë të shëndetshme

Victoria Beckham është padyshim në një nga gratë më me influencë në botë, ndaj çdo këshillë që jep është mjaft e vlefshme. Së fundmi në një intervistë për “This Morning”, dizanjerja e njohur ka zbuluar sekretet e saj për jetesë të shëndetshme dhe lëkurë të pastër. Ajo ka treguar se përpiqet të balancojë ushqimet apo pijet që konsumon dhe ky është sekreti kryesor për të qenë të shëndetshëm. “Përpiqem të jem shumë e shëndetshme, sepse pres shumë nga trupi dhe vetja ime. Unë kam 4 fëmijë dhe punoj shumë, përpiqem të jem e shëndetshme duke konsumuar peshk, perime, fruta të freskëta dhe të pi shumë ujë. Nuk them se nuk shijoj gjëra të tjera, sepse dihet që unë pi pak tekila dhe disa gota verë të kuqe për balancë. Të punosh dhe të kënaqesh është shumë e rëndësishme”, ka treguar Victoria.

Për sa i përket lëkurës, ajo ka shtuar se fshirja e grimit dhe përdorimi i hidratuesve të duhur është gjëja më kryesore. “Fshini grimin çdo mbrëmje para se të flini, përdorni një hidratues të mirë që i bën mirë llojit të lëkurës suaj. Unë nuk kam pasur gjithmonë një lëkurë të mirë, unë i kushtoj shumë vëmendje lëkurës sime, jo vetëm asaj, por edhe ushqyerjes dhe pirjes së ujit… gjëra bazike që bëjnë diferencën”, ka thënë Victoria. Ajo ka treguar edhe se ndihet mirë me procesin e plakjes dhe se nuk dëshiron të duket më e re seç është. /revistawho.com