Më thoni kush nga ju nuk ka dëgjuar ndonjëherë baladat e dashurisë që Anila Mimani ka kënduar dikur? Jo më kot ajo ishte një nga këngëtaret më të preferuara asokohe dhe vazhdon të mbetet akoma dhe sot. Por për një periudhe kohe të gjatë i ka munguar tregut muzikor shqiptar. Tashmë është rikthyer me një projekt të ri . Kënga është publikuar ditën e djeshme dhe mban titullin “Ti nuk e di”. Anila ka preferuar të mbetet po te i njëjti stil, duke i kënduar dashurisë. Me zërin e saj melodioz ka arritur të sjell një këngë të ëmbël verore./revistawho.com