Një miqësi e vërtetë reziston deri në fund e mbi të gjitha në momentet më të vështira. Këtë gjë e ka treguar kjo video e këtyre dy vogëlushve jetim, të cilët kishin qenë në të njëjtën jetimore në Kinë e më pas janë ritakuar në një aeroport pasi ishin adoptuar nga dy familje të ndryshme.
Çifti i cili kishte adoptuar vajzën jetime të quajtur Hanna, kishte vërë re në fotot e saj se ajo në jetimore kishte patur një shok të quajtur Dawson, dhe kështu vendosën të bënin diçka të mrekullueshme.
Ata bën të mundur që dy vogëlushët të takoheshin pas 11 muajsh të ndarë nga njëri-tjetri, dhe fotoja e tyre të përqafuar, ka bërë xhiron e botës. Kjo do të thotë miqësi e vërtetë.