Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

VIDEO/ Mrekullia e Nënë Terezës, flet për herë të parë gruaja që shpëtoi nga tumori

04/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
VIDEO/ Mrekullia e Nënë Terezës, flet për herë të parë gruaja që shpëtoi nga tumori

Rregullat strikte të Vaktikanit kërkojnë që për të arritur deri tek Shenjtërimit duhet të provohen dy mrekulli, mrekulli tashmë të provuara për Nënë Terezën, e cila u Lumturua në vitin 2003, hapi i parë drejt Shenjtërimit. Asaj iu njoh shërimi i një gruaje nga India, e cila prej vitesh vuante nga një tumor akut në stomak. Që nga ajo kohë, Monica Besra, një grua e varfër, e cila jeton në një fshat të thellë të Indisë në kufi mes Bangladeshit, Nepalit dhe Butanit, u kthye në qendër të vëmendjes së gjithë opinionit publik, përfshirë këtu dhe debatet mes mjekëve dhe teologëve. Por vetë ajo, rrefën për herë të parë për një televizion shqiptar, mrekullinë që Nënë Tereza ka bërë mbi të. “Rreth 20 vite më parë u diagonostikova me tumor në stomak. Mora shumë mjekime, por nuk pata asnjë përmirësim. Më mbaruan të gjitha paratë me mjekime dhe doktorë. Më pas, një nga të afërmit e mi u lidh me Spitalin e Nënë Terezës dhe ai më këshilloi që të shkoja atje sepse ishte falas dhe kjo ishte arsyeja pse u drejtova atje”, rrëfen Monica.

Top Channel: Mund të na shpjegoni si ndodhi që u shëruat?

Monica Besra: Në atë kohë vuaja nga një tumor akut. Më 5 shtator kishte një meshë të posaçme për Nënë Terezën, por edhe pse isha në gjendje shumë të rëndë dhe mezi ecja, mblodha forcat që të shkoja atje për t’u lutur. Gjatë meshës, një nga motrat mori medaljen e Marias, që kishte prekur trupin e Nënë Terezës gjatë funeralit. Ajo e vendosi fotografinë e saj në stomakun tim dhe bëri një lutje: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfrit. Bëj diçka për Monican”. Ndjeva që një dritë doli nga fotografia e Nënë Terezës dhe hyri në trupin tim. Ditën tjetër unë isha tjetër njeri. Mëngjesin e 6 shtatorit unë u çova e shëruar. Kjo ishte një mrekulli e Nënë Terezës”, thotë ajo.

Top Channel: Shumë persona janë skeptikë lidhur me shërimin tuaj, cfarë mund t’u thoni atyre?

Monica Besra: Në atë kohë kisha zënë shtratin dhe nuk arrija dot as të ecja, por në mëngjesin e datës 6 shtator u çova nga krevati, fillimisht duke u mbajtur në muret e dhomës, por pashë që nuk kisha nevojë, pasi arrija të ecja vetë dhe nuk kisha asnjë shqetësim në stomak. Motrat dhe doktorët u habitën kur panë që tumori nuk ishte më. Kjo është e gjitha vetëm nga bekimi i Nënë Terezës.

Top Channel: Ju cilit besim i përkisni?

Monica Besra: Më parë ishim Hindu, por pasi u bekova dhe u shërova tërësisht nga Nënë Tereza, u konvertuam të gjithë në katolikë.

Top Channel: Tashmë Vatikani ka vendosur Shenjtërimin e Nënë Terezës, çfarë do të thotë kjo gjë për ju?

Monica Besra: Për mua Nënë Tereza ka qenë shenjtore që më parë, që në momentin që ajo më hoqi tumorin. Shenjtërimi i saj, provon që ajo me të vërtetë ishte e dërguara e Zotit në tokë që ndihmonte njerëzit e varfër, të sëmurët dhe ata që ishin të lënë në harresë nga e gjihë shoqëria.

Fotografitë e Nënë Terezës nuk mungojnë në asnjë mur të shtëpisë modeste të familjes Besra. Në to janë të dokumentuara dhe momentet kur vetë Monica është lutur pranë varrit të Nënë Terezës në Kalkutë. Ajo, nuk ngurron të nxjerrë nga dhoma dhe një fotografi, të cilës, siç thotë vetë, i lutet çdo ditë pasi i riktheu jetën./ Top Channel






Tags: gruajaNene TerezaRrefimsherimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Irritohet Fevziu: Po na vjedhin çdo ditë me çmimet e biletave të avionit

Irritohet Fevziu: Po na vjedhin çdo ditë me çmimet e biletave të avionit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera