Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Sherr “live” me drejtorin e Teatrit Kombëtar, aktori ngrihet për të ikur nga studio

28/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Sherr “live” me drejtorin e Teatrit Kombëtar, aktori ngrihet për të ikur nga studio

Një përplasje e fortë ka ndodhur në studion e News24 mes aktorit Genci Fuga dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.





Në fokus ishte mënyra e trajtimit të aktorëve duke filluar nga pagat dhe për të vijuar me shpërblimet që aktorët marrin për shfaqjet e vëna në skenë, shkruan “Panorama”. Aktori Genci Fuga tha se “ndihej i fyer për mënyrën e trajtimit nga ky institucion”.


“Nuk jam këtu për të bërë sindikatë. Unë kam një çështje të vogël. Në momentin që kryetari i qeverisë, jo i shtetit thotë me të madhe që “Jemi keq” dhe unë kontribuoj me aq sa mundem. Unë nuk dua që të më përsëritet shprehja: “Shekspirin e vumë falas. Çehovin e vumë flas. Ia luajtëm fenë. Kjo është fyerje jo për ditën time, jo për rrogën time”.

Çuli ndërhyn: “Më thuaj sa duhet të jetë shpërblimi? Ore ta dimë hapur sa lekë duhet të jetë ky shpërblim? Se ka një shpërblim që shkon te aktori i parë në 3 milion e 500 mijë lekë”

Fuga ngrihet në këmbë për të ikur, por ndërhyn drejtuesja e emisionit: “E nisëm këtë  bisedë duhet ta çojmë deri në fund.”

Fuga: Zotëria në fjalë (Çuli) na u paraqit si drejtor i Teatrit Kombëtar, si ministër i Kulturës, si përpunues i politikave… të lutem më lër të mbaroj!”

Çuli: Qetësohu! Mos merr kot! Qetësohu!

Fuga: Atë nuk e përcakton ti! …së fundi mori edhe atributet e Ministrit të Financave”

Pak kohë më parë aktori Genci Fuga iu bashkua PS-së në Tiranë, por tashmë duket i zhgënjyer me “Rilindjen”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
Këngëtarja e njohur sulmohet nga fansat, e fajësojnë për vdekjen e fëmijës

Këngëtarja e njohur sulmohet nga fansat, e fajësojnë për vdekjen e fëmijës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera