Dua Lipa është bërë imazh i koleksionit të ri të stilistes Stella McCartney. Në faqen në Instagram të stilistes, e cila ka më shumë se 2 milion ndjekës nga e gjithë bota, tashmë qarkullon edhe spoti “Një vajzë, një qytet”, me protagoniste këngëtaren me origjinë shqiptare.