• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Vijon i nxehti afrikan, si do të jenë temperaturat sot

Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga  17°C deri në 40°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.