Dj i njohur shqiptar, Vin Veli është përfolur kohët e fundit për ndarjen nga moderatorja, Bora Zemani. I ftuar në programin “Pasditja ime “ në TVSH dj-i i njohur i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Eraldo Rexho edhe sa i përket jetës së tij private.
I pyetur se ku e ka kaluar Shën Valentinin ai ka thënë se e ka kaluar festën e të dashuruarve në punë.
“Shën Valentini më gjeti beqar. Nuk e festova pasi isha në një “street party” që e organizonte Bashkia e Tiranës. Kisha dhe ftesa nga miq, shokë e shoqe po e theksoj këtë, por preferova mos të dilja. Jam beqar është shumë shpejt të krijoj një marrëdhënie. Po merrem me karrierën jam fokusuar aty, nuk dua të devijoj dhe s’dua të bëj zgjedhjen e gabuar për shkak të trysnisë. Aktualisht jetoj me prindërit, kam një nip të vogël që më duket sikur është Arbori”, është shprehur Vin Veli.
Ai nuk ka hezituar të na tregojë më shumë edhe rreth përditshmërisë së tij, por edhe pasioneve të Arborit të vogël.
“Djalin e takoj tre-katër herë në javë. Arbori ka pasion makinat dhe ndoshta bëhet pilot i “Formula 1” pasi e ka shumë të theksuar pasionin për makinat veçanërisht ato të kuqe. Ka filluar njeh dhe markat e makinave”, është shprehur Vin Veli.
Përsa i përket marrëdhënies me moderatoren Bora Zemani, Vin Veli ka thënë se flasin për shkak të djalit./revistawho.com