Shumë personazhe të njohur kanë ndërruar jetë dhe kanë lënë boshllëqe në artin që përfaqësonin. Shumë prej tyre kanë thënë fjalët e fundit para se të largoheshin nga kjo botë. Disa kanë shprehur dëshira, të tjerë kanë dhënë pa kuptuar një mesazh. Ja çfarë ka mbetur në memorien e atyre që iu kanë qëndruar pranë Vipa-ve të njohur
Michael Jackson

Fjala e fundit e Mbretit të Pop-it ishte: “Dua më shumë qumësht”. Mjeku i cili ishte pranë tij në momentet e fundit të jetës tha se ai ishte lutur për ti dhëne një gotë qumësht pasi mendonte se ajo ishte gjëja e vetme që mund ta shpëtonte.
Bob Marley

Fjalët e fundit ati ja tha djalit të tij Ziggy: “Paratë Nuk mund të blejnë dashurinë,- Ka thënë këngëtari i cili vdiq në moshën 36-vjecare pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Whitney Houston

Diva e muzikës para se të vdiste me gjysmë zëri tha se po shkonte të takonte Jezusin. “Po shkoj të takoj Jezusin. Dua të takoj Jezusin”. Vetëm dy ditë para vdekjes së saj këngëtarja pati daljen e saj të fundit ku këndoi këngën “Jesus loves me”.
Amy Winehouse

“Nuk Dua të vdes, “- këto kanë qenë fjalët e fundit të cilat këngëtarja i tha doktorit të saj dy orë para se të vdiste.
Tupac Shakur

Oficeri i parë i Policisë i cili e pa pasi ai u godit tregoi: “Ai me pa, mori fryme thellë dhe më tha- Ik pirdhu”.







