Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

VIP-at që zgjodhën muzikën pas moderimit apo aktrimit

22/01/2019
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
VIP-at që zgjodhën muzikën pas moderimit apo aktrimit

Personazhet publikë na kanë vërtetuar me kalimin e kohës që shkëmbimi i eksperiencave me njëri-tjetrin, miqësitë që kalojnë përtej profesionit, kanë ndikuar edhe në zhvillimin e pasioneve të reja ose të vjetra. Me siguri e keni vënë re që moderatorë dhe aktorë të ndryshëm kanë eksperimentuar me projekte të ndryshme muzikore. Herë bashkëpunime, herë solo, këngët me të cilat janë prezantuar para publikut jashtë sferës profesionale që i kemi parë gjithmonë, na kanë bindur që pasioni për muzikën nuk është edhe aq rastësor. Megjithatë ka edhe nga ata që më shumë se sa dëshira për të treguar talentin, kanë dashur të bëjnë realitet një pasion të hershëm dhe nuk ju ka interesuar nëse ka sukses apo jo.





Por kush janë personazhet VIP-a të cilët eksperimentuan dhe erdhën ndryshe nga çfarë ishim mësuar t’i shihnim? Më poshtë ju sjellim disa prej emrave të tyre:


Olsi Bylyku, i cili fillimisht u shfaq si aktor humori në ‘Portokalli’, numëron tashmë disa këngë në reportorin e tij.

Një tjetër emër është dhe Bes Kallaku, i cili pavarësisht karrierës së gjatë si aktor humori, vendosi të jetë pjesë edhe e muzikës, duke sjellë dhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë si Ylli Baka, Gent Fatali etj.

Klea Huta është bukuroshja të cilën e pamë nën moderimin e ‘Top fest’ , ‘Gjeniu i vogël’, ‘Maratona e këngës popullore’, por pavarësisht aftësive të saj në moderim dhe aktrim bukuroshja u shfaq dhe në muzikë duke sjellë këngën e saj të parë me videoklip me titull ‘Bla bla bla’.

Kelvi Kadilli është një tjetër emër i cili e nisi karrierën e tij si moderator fillimisht në ‘In tv’ dhe më pas në ‘Top Channel’, por as ai nuk i shpëtoi dot tundimit të realizimit të një kënge. Ai solli disa muaj më parë këngën ‘Vajzat e fshatit’.

Luana Vjollca u shfaq në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore e disa produksioneve të ndryshme si ‘E diell’, ‘Shiko kush luan’, ‘Formula 1’ e shumë të tjera, por dhe bukuroshja pas suksesit të madh që korri u fut dhe në muzikë dhe tashmë ajo numëron disa videoklipe, që e kanë bërë të mbajë dhe koncerte shpesh herë.

Ledion Liço është një nga moderatorët më të suksesshëm, por asnjë nuk e pati menduar se do ta shihte të eksperimentonte edhe në muzikë. Ai publikoi këngën ‘With or without you’ 3 vite më parë.

Siç duket VIP-at shqiptarë dinë gjithmonë të surprizojnë më pasionet dhe talentet që ata kanë./revistawho.com

Tags: aktrimBes Kallakukelvi kadilliKengetareKlea Hutaledion licoluana vjollcamoderatoreolsi bylykupasioneTalente
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Xhaketa xhins dimër dhe verë, ja VIP-at që do ju bëjnë t’i vishni edhe kur është ftohtë

Xhaketa xhins dimër dhe verë, ja VIP-at që do ju bëjnë t’i vishni edhe kur është ftohtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera