Ndonëse për shumë 2020-a ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë, për çiftet që u bënë prindër ka qenë një vit special. Kështu e përshkruan edhe Sara me postimin e fundit ku uron Vitin e Ri.
Ajo dhe Ledri shfaqen të përqafuar, të veshur elegantë dhe shumë të lumtur që festojnë tashmë si një familje.
“2020 ishte kaq ndryshe, por e veçantë për ne. Shpresojmë që 2021 të jetë i mbarë dhe ky vit të sjellë vetëm të mira për të gjithë”-shkruan Sara.
Tashmë edhe vogëlushja Poem Blu ka llogarinë e saj dhe Sara ka postuar një foto të saj, ku bën simbolin e paqjes me dy gishta lart. “2 javët e fundit të vitit 2020 ishin të këndshme, por 2021 do të jetë e mrekullueshme. Unë jam këtu. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve. Paqe!”
View this post on Instagram







