Kivanç Tatlitug ( Xhesur) është një nga aktorët turk më të dashur per publikun shqiptar. Ai dhe e dashura e tij Basak Dizer kanë festuar Vitin e Ri në praninë e njëri-tjetrit. Çifti ka festuar në Wells, qytet ky jo i zakontë për ta. Pasi janë kthyer të festojnë në qytetin ku nisi dashuria e tyre, stilistja e njohur Dizer ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa foto romantike, tek të cilat shpreh dashurinë e madhe për aktorin dhe kujtimet të cilat mban ai vend. Kujtojmë se para 2 vitesh Kivanç, i bëri propozimin për martesë stilistes dhe më pas kaluan edhe muajin e mjaltit aty.
“ Sa herë të kam afër, zemra më rreh më fort”- shkruan Dizer në këtë dedikim për bashkëshortin e saj.