Klea Huta sapo hyri në skenën e “Piter Pan” mbrëmjen e sotme shprehu dëshiren që të kishte dhe ajo një emision të tillë. “Jam shumë e lumtur që ndodhem sot këtu dhe është hera e parë që unë jam e ftuar në 4 sezone të Piter Pan. Ke një emision shumë të bukur Alketa. Do doja shumë që të kisha dhe unë një emision si ky i joti”-i tha Klea Alketës.
“Vitin tjetër ta lë ty unë”-ia ktheu Alketa. “Jo, jo s’ka problem, dua të them që e dashuroj punën me fëmijët dhe është puna më e bukur në botë”- u përgjigj Klea.
“Unë ta lë me qejf”-insistoi Alketa teksa të dyja me humor u shprehën se mund të bëjnë një ndërrim, Alketa të punojë në Akademinë e Kleas dhe Klea si moderatore e “Piter Pan”.
Ku i dihet! Ndoshta vitin tjetër mund të shohim Klean si moderatore të “Piter Pan”.