Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore! 22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

VIVIAN CANAJ, IMAZH I VALENTINOS NË AZI (FOTO)

15/01/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 2 mins read
A A
VIVIAN CANAJ, IMAZH I VALENTINOS NË AZI (FOTO)

Sapo ka nënshkruar një kontratë pune me “Valentinon”. Jo në një treg të afërt diku në Europë, siç ka ndodhur deri tani, por në Azinë e largët prej nga ka ardhur me të parën punë të realizuar atje. Vivian Canaj për vitin që vjen do të jetë pjesë e kësaj shtëpie të famshme mode dhe në këtë intervistë për revistawho.com rrëfen se si u bë e mundur një kontratë e tillë…
Vivian sapo je kthyer nga Kina? Cili ishte qëllimi i këtij udhëtimi?
Po, sapo jam kthyer nga Kina, ku qëllimi i këtij udhëtimi ishte nënshkrimi i kontratës sime me brand-in prestigjioz “Valentino”.





WHOONLINE14
Si u bë i mundur nënshkrimi i kësaj kontrate?
Duke qenë se unë kam punuar edhe më herët në Europë me brand-e të njohura si “Roberto Cavalli”, “Chopard” (ku kam qenë edhe imazh i parfumit), më pas u shpalla edhe modelja e vitit në Gjermani, ofertat nuk më kanë munguar. Sidomos kohët e fundit kam patur oferta të shumta modelingu në kontinentin Aziatik. Gjithmonë jam këshilluar me njerëzit e mi të afërt, menaxheren time, për të zgjedhur diçka të denjë dhe në të njëjtën lartësi kontrate. E fundit ishte ajo e duhura. Duke i shqyrtuar me kujdes ofertat besoj se “Valentino” ishte ajo çka doja dhe të them të drejtën për një kontratë të tillë nuk pata nevojë të mendohem dy herë. Shkova në Kinë, nënshkrova dhe nisa punën. Azia ka qenë një treg që më ka tërhequr gjithmonë dhe 10 ditët e fundit ma vërtetuan këtë…
Çfarë parashikon kjo kontratë?
Kontrata me “Valentino” është nënshkruar për një vit. Parashikohen udhëtime dhe fotosesione të shumta për koleksionet që do të lançohen gjatë vitit të ardhshëm.

WHOONLINE14_1
A është e vështirë për një shqiptare të arrijë të punojë në tregje kaq të mëdha botërore?
Sigurisht që është e vështirë, sidomos kur vjen nga një vend i vogël si Shqipëria ku dhe tregu i modelingut do ende shumë punë për të arritur në standartet ndërkombëtare. Por unë e quaj veten me fat, sepse përgjatë këtyrë viteve kam pasur kontrata shumë të mira pune. Mendoj se kur dëshiron diçka, me punë e përkushtim mund të arrish aty ku do të jesh.
Dhe deri ku arrin ambicia jote?
Ky është vetëm fillimi për mua. Mendoj që më presin shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë jam e vetëdijshme që modelingu nuk zgjat përgjithmonë. Por pavarësisht kësaj deri tani jam mëse e kënaqur dhe natyrshëm ambicien e kam për të tilla kontrata si kjo e fundit. Në të njëjtën kohë jam plotësisht e angazhuar edhe në studimet e larta për drejtësi, në UET, për t’u diplomuar në një profesion që ruan të tjera ambicie dhe plane të miat në të ardhmen.


v3

Tags: Vivian Canaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Next Post
Krishtlindja bashkon Ben Affleck dhe Jennifer Garner

Krishtlindja bashkon Ben Affleck dhe Jennifer Garner








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera