Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Vizita në Britani, Donald Trump e pezullon prej protestave

11/06/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vizita në Britani, Donald Trump e pezullon prej protestave

Donald Trump i tha Theresa May-t gjatë një bisede telefonike se nuk dëshiron të kryejë vizitën e tij shtetërore në Britani derisa publiku britanik të mbështesë ardhjen e tij. 
Presidenti amerikan tha se nuk dëshiron të shkojë në Britani nëse do të përballet me protesta masive dhe duket se kjo lë në pritje vizitën e tij për një farë kohe.
Gazeta “The Guardian” shkruan se telefonata mes Trump dhe May-t u bë gjatë javëve të fundit dhe befasoi jo pak kryeministren britanike. Në fakt, kjo bisedë telefonike shpjegon pjesërisht pse thuajse nuk ka pasur diskutime publike për vizitën e Trump. Kryeministrja britanike ftoi presidentin amerikan në Britani 7 ditë pas inaugurimit të tij, kur ajo u bë lideri i parë i huaj që e vizitoi në shtëpinë e bardhë. Në atë kohë, May tha se i kishte dhënë Trump-it dhe bashkëshortes së tij një ftesë nga mbretëresha dhe se presidenti e pranoi. Shumë diplomatë veteranë tha se ftesa ishte e parakohshme, por e pamundur të tërhiqej pas. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, pasi roli tradicional i Britanisë për të shërbyer si urë mes SHBA dhe Evropës është bërë më i ndërlikuar që pas votës për Brexit dhe politikave të Trump që kanë zemëruar aleatët europianë. Mjaft zëra në Britani, përfshirë kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan i kërkuan qeverisë britanike që të anulojë ftesën për Trump, por Londra zyrtare tha e vizita do të kryhet. Por duket se ngërçin po e zgjidh vetë Trump, diçka e rrallë nga presidenti amerikan, duke kërkuar jo publikisht shtyrjen e vizitës së tij në Britani derisa sa publiku ishullor të jetë më miqësor ndaj tij, diçka që mbase do ët bëjë të presë gjatë. /top-channel.tv/






Tags: donald trump
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
“Trendy” i vajzave të Hollivudit, edhe Gigi Hadid bie preh…

“Trendy” i vajzave të Hollivudit, edhe Gigi Hadid bie preh…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera