Dita e Verës do të festohet në Tiranë me muzikë, lojëra, argëtim dhe plot dhurata. 14 marsi do të festohet në 10 pika të ndryshme të Tiranës, ku bashkia ka organizuar një listë prej 100 aktivitetesh. Aktivitetet do të nisin nga sheshi Skënderbej me një koncert nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Enisa në orën 13:00. Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party” në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.









