Vera po ikën sa hap e mbyll sytë dhe shumë shpejt do e gjejmë veten në vjeshtën që na kërkon pulovra e bluze me golfe. Bella Hadid duket se na ka dhënë një paraqitje të modës që na pret në vjeshtë. Supermodelja u shfaq e veshur me shumë stil teksa doli në Nju Jork këtë të hënë. Ajo mbante veshur një pulovër të zezë me golf, me vetëm një mëngë dhe krahun tjetër zbuluar. Pamja gjysmë-për-gjysmë krijoi një detaj interesant asimetrik, i cili ekspozoi gjithashtu bluzën e bardhë të veshur poshtë. Veshjen e sipërme, Bella e kombinoi me pantallona të zeza, këpucë të bardha dhe çantë të zezë.